Chelesa ka kaluar në pozitën e tretë të tabelës së Ligës Premier
pas fitores ndaj West Hamit në Stamford Bridge me rezultat 2-0, duke
përfituar kështu nga gabimi i Tottenhamit.
Blutë ishin dominant që nga fillimi i takimit në Bridge, ndërsa ky dominim i dha frytet e veta që në fillim.
Në minutën e 19-të një asistim të Eden Hazard e shfrytëzoi për Frank Lampard për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Bluve.
Ishte ky goli i 200-të i Frank Lampard në fanellën e Chelseat.
Në vazhdim ishin përsëri Blutë ata që kërkon golin, tani atë të sigurisë.
Eden Hazard realizoi në pjesën e dytë për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar (50’).
Tottenhami ka pësuar humbje në shtëpi nga Fulhami me rezultat
minimal, duke vazhduar kështu formën e dobët pas disfatës nga Interi.
Pas javës së 29-të, Chelsea është në vendin e tretë me 55 pikë, katër
pikë më pak se Manchester City në vendin e dytë, ndërsa Tottenhami ka
54 pikë në vendin e katërt, katër pikë më shumë se Arsenali në vendin e
pestë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

0 comments:
Post a Comment