Manchester Unitedi ka shënuar fitore minimale në Old Trafford
ndaj Readingut, për të forcuar edhe më shumë kreun tabelar në Ligën
Premier. Fraksioni i parë i lojës nuk ishte nga ato që jemi mësuar të shohim në Old Trafford, megjithatë tifozët vendas nuk mund të ankohen, pasi ekipi i tyre kaloi në avantazh
Rio Ferdinand nisi një aksion duke asistuar te Wayne Rooney, goditja e të cilit u devijua për të përfunduar në rrjet (21’).
Goli i sulmuesit anglez e bëri dallimin në këtë pjesë, në të cilën Djajtë e Kuq ishin të dobët në përgjithësi. Ata ishin të ngadalshëm në krahë, ndërsa lidhja e mesfushës me sulmin, thuajse nuk ekzistonte.
Mysafirët e filluan më mirë pjesën e dytë duke e mbajtur nën presion Unitedin që me vështirësi shkonte përpara.
Mirëpo, me kalimin e minutave vendasit e kthyen posedimin dhe e menaxhuan rezultatin deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Tifozët e Manchester Unitedit mund ta fillojnë festën që tani, pasi klubi i tyre ka diferencë prej 15 pikësh nga përcjellësi i parë, njëherësh kampioni në fuqi, Manchester City
0 comments:
Post a Comment